Intervistë: Marina Trpeska – anëtare e Këshillit Fiskal
Është logjikshme të pritet që Këshilli Fiskal, në ndërtimin e vlerësimeve të tij, të udhëzohet të mbledhë dhe përpunojë informacionin përkatës nga subjekte të ndryshme ekonomike. Në këtë kontekst, çfarë bashkëpunimi prisni me Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut etj.?
М. Trpeska: Këshilli Fiskal është plotësisht i hapur për mendimet e institucioneve të tjera dhe komunitetit të biznesit. Nga Oda Ekonomike na informuan se institucionet publike kanë një numër të madh të detyrimeve financiare të papaguara. Këshilli Fiskal bën analiza dhe propozon masa për detyrimet e papaguara ndaj kompanive. Nga ana tjetër, ne i ndjekim edhe trendet globale si vendosja e një norme tatimore minimale prej 15 për qind për të hyrat e realizuara. Mbi 140 vende kanë aderuar tashmë në këtë marrëveshje, duke përfshirë vendet e njohura si parajsa fiskale. Nuk ka kompani nga Maqedonia që hyjnë në zonën fiskale për aplikimin e kësaj norme tatimore efektive. Por ka kompani të huaja që në bazë të konsoliduar kanë të ardhura mbi këtë kufi. Me vonesën për aderimin në marrëveshje, Maqedonia do të humbasë edhe të hyra fiskale. Kompanitë e huaja që i nënshtrohen këtij detyrimi sigurisht që do t’i paguajnë ato para, por jo këtu, por në vendin e tyre amë. Natyrisht, ne propozojmë edhe masa për uljen e borxheve të papaguara nga institucionet shtetërore.
Si e shihni fenomenin e të ashtuquajtur “ekonomia gri” brenda ekonomisë së Maqedonisë? Si Këshill Fiskal, a planifikoni të ndërmerrni apo inkurajoni diçka në drejtim të reduktimit/luftimin e këtij fenomeni për të rritur qëndrueshmërinë fiskale të vendit?
М. Trpeska: Oda Ekonomike doli me dokumentet e veta për të parandaluar ekonominë gri. Masat për luftimin e ekonomisë gri mund t’i kategorizojmë në tre pjesë: edukative, stimuluese dhe represive. Më së shumti mund të arrihet me masat stimuluese/nxitëse. Për shembull, nëse një taksë paguhet rregullisht është mirë të miratohet rimbursim i përshtatshëm i mjeteve. Në këtë mënyrë, një pjesë e mirë e kompanive, të cilat janë në zonën gri, do të shikojnë daljen dhe kthimin në ekonominë formale. Por, është fakt se ne nuk mund ta zhdukim plotësisht atë. Edhe vendet e zhvilluara si SHBA-ja, Zvicra apo vendet skandinave përballen me këtë fenomen. Besoj se ka një vullnet për të reduktuar ekonominë gri sepse nga kjo përfitojnë të gjithë. Është një proces që kërkon kohë dhe nuk mund të bëhet në një apo dy vjet.